Kurse të gjuhës gjermane në Mynih

Nëse ju dëshironi të mësoni gjuhën gjermane sa më shpejt të jetë e mundur deri në nivelet më të larta, kurset tona intensive jua mundësojnë këtë gjë më së miri. 20 orë në javë (1orë=45 min), si dhe pjesëmarrje në aktivitete si për shembull eksursione, kinema, festivale etj, nëpërmjet të cilave ju keni mundësinë të përmirësoni më tej gjermanishten tuaj të folur.
Një orë mësimi zgjat 45 minuta.

E-Mail: info@sprachschule-axioma.de
Telefon: (089)12099200

Përgatitja e provimeve
Për më tepër ne bëjmë të mundur edhe përgatitken për certifikatën- Goethe për të gjitha nivelet A1-C2, për certifikatën- Telc gjithashtu për të gjitha nivelet A1-C2, si dhe për provimet Telc të mjeksisë të niveleve B2/C1, të TestDaF, DSH dhe provimi i pranimit në studienkolleg në Mynih.

Kurset ne mbremje
Për shumë nxënës të cilët për shkak të punës, shkollës (Ausbildung) ose studimeve vetëm në mbrëmje kanë kohë për të mësuar gjermanisht, ne ofrojmë 2 herë në javë kurs në mbrëmje për të gjitha nivelet.
Kurset tona në mbrëmje zhvillohen në grupe të vogla (2-8 persona) në mënyrë që t’ju sigurohet një mbështetje individuale nxënësve dhe qëllimi i mësimit të mund të arrihet sa më shpejt.
Kursi ynë i mbrëmjes zgjat 12 javë. Ështe rregullisht e mundur që pas një provimi të mund të bëni një prove pa lek në një kurs që po zhvillohet.

Paralel me kursin e gjermanishtes po kërkoni edhe strehim?
Nxënësit të cilët po mësojnë gjermanisht në shkollën e gjuhës Axioma kanë ndihmën tonë për t’ju gjetur një strehim. Për të gjithë pjesëmarrësit në kurs të cilët kanë nevojë për strehim ofrojmë dhoma në familje . Gjithashtu edhe dhoma ku ëshë i siguruar mëngjesi ose nëse doni gjysmë pension. Kjo është në varësi të dëshirës suaj.
Për më tepër mund të plotësoni formularin tonë të kontaktit. Për çdo pyetje ne ju vëmë në dispozicion numrin tonë të telefonit.

KUJDES: Gjetja e një dhome kushton 95.00 euro

Nëpërmjet rezervimit të një kursi të gjuhës gjermane me 20 orë mësimi në javë ju mundeni të zgjasni vizën tuaj në Ambasadën gjermane ose në zyrat administrative të rrethit.
Ne ju pajisim me ftesën e duhur dhe konfirmimin e kursit pasi ju keni bërë pagesën e kursit.

Niveli A1, A2, B1, B2, dhe C1
Orë/javë: 20
Orari: 10:00 – 13:15 ose pasditeve
Ditët e javës: nga e hëna në te premte
Çmimi: duke filluar nga 590 euro (4 javë) / 1080 euro (8 javë)
Në nivelin B2 ne mbrëmje
Orë/javë: 4
Orari: 19:00 – 20:30
Ditët e javës: nga e hëna në të enjte
Çmimi: duke filluar nga 495 euro (12 javë) / 390 euro (8 javë)
Në nivelet B2 dhe C1 gjithashtu dhe Kursi intensiv PLUS
Orë/javë: 24
Orari: 10:00 – 13:00 si dhe të hënën dhe të mërkurën 14:00 – 15:30
Ditët e javës: nga e hëna në të premte
Çmimi: duke filluar nga 840 euro (4 javë) / 1680 euro (8 javë)

Axioma Language Academy and Editing

Türkenstr. 72
80799 München

*cross Georg-Elser-Platz, first door on the left
**The school is located to the right of the Cafe Zeitgeist.

Phone: 0049-89-12099200
E-Mail: sekretariat@sprachschule-axioma.de
WhatsApp: 0049-178-7384836

Reachability by phone:
Monday to Friday, 9.30 – 14.00 Uhr

Mondays 9.30 – 13.30 Uhr
18.00 – 20.00 Uhr
Tuesdays 9.30 – 15.00 Uhr
18.00 – 20.00 Uhr
Wednesdays 9.30 – 13.30 Uhr
Thursdays 9.30 – 18.30 Uhr
Fridays 09.30 – 13.30 Uhr
Contact